| PROGRAMI DHE LEKTORËT |
|
Programi i Akademisë Politike AP do të mundësojë kryerjen e një cikli të plotë teorik dhe praktik duke u dhënë informacion mbi: • Të majtën në Shqipëri dhe në botë, Partinë Socialiste dhe të majtën internacionale; • Socialdemokracinë, vlerat dhe parimet universale të së majtës tradicionale dhe moderne; • Raportet e politikës shqiptare me institucionet dhe pushtetet; • Integrimin evropian dhe efektet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; • Modelet ekonomike të së majtës, mirëqeverisja dhe mirëqënia sociale; • Komunikimi publik dhe mediatik i të majtës moderne; • Fushata elektorale dhe menaxhimi elektoral; • Mendimi kritik dhe analitik në proceset politike; Njohuritë e përvetësuara do ti japin mundësi studentëve: • Të përfshihen drejtëpërdrejtë në proceset e funksionimit dhe vendimmarrjes politike të Partisë Socialiste në çdo nivel të saj si dhe të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste; • Të njihen më thellë dhe do të prekin nga afër problemet aktuale që ka Shqipëria në fushën politike, ekonomike dhe sociale; • Të vënë në praktikë dijet e tyre duke propozuar zgjidhje të mundshme për probleme aktuale; • Të sugjerojnë rrugët e mënyrat më efikase për të eliminuar problemet dhe përshpejtuar ritmet e zhvillimit; • Të angazhohen në mënyrë strategjike në proceset politike të vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. Stafi akademik Stafi i Akademisë Politike përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fushat e tyre, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë studentëve njohuritë e duhura. Lektorët janë politikanë të shquar, parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë, profesorë universiteti dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që do të kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet dhe analizat e tyre. Disa nga lektorët e Akademisë Politike janë: Pëllumb XHUFI, Arta DADE, Servet PËLLUMBI, Maqo LAKRORI, Përparim KABO, Shkëlqim CANI, Emelinda MEKSI, Mimi KODHELI, Arben MALAJ, Adriana BERBERI, Luan OMARI, Alfred MOISIU, Fatmir XHAFAJ, Majlinda DHUKA, Erion BRACE, Lisien BASHKURTI, Ditmir BUSHATI, Taulant BALLA, Luan HAJDARAGA, Bashkim RAMA, Paskal MILO, Valentina LESKAJ, Prec ZOGAJ, Endri FUGA, , Henri ÇILI, Ilir ZELA, Musa ULQINI, Namik DOKLE, Elteva BISHA, Ethem RUKA, Genci GJONÇAJ, Ben BLUSHI, Blendi KLOSI, Gramoz RUÇI, Bashkim FINO, Florenc VANGJELI… Klikoni ketu per tu njohur me programin e Akademise Politike 2012 Per te shkarkuar programin e fundjaves standart. Kliko ketu |