| FUSHA E VEPRIMTARISË |
Akademia realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar dhe vazhdues, duke u dhënë mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen.
Metoda e mësimdhënies do të ndërthuret ndërmjet orëve teorike dhe praktike, në formë ligjërate, dialogut dhe mësimit interaktiv, debatit, punës në grup, studim i rastit, loja me role, prezantime, stimulime etj.
Frekuentimi i leksioneve, seminareve dhe praktikave është i detyrueshëm për studentët.
Kohëzgjatja e AP
Akademia Politike do të zgjasë për një periudhë kohore 6 muaj duke përfshirë formimin teorik dhe praktikën. AP është program vazhdues dhe do të zhvillohet çdo vit.
Kurset do të zhvillohen gjatë dy fundjavave të çdo muaji, përkatësisht fundjava e parë dhe e tretë e muajit. Ditë e parë e fundjavës akademike konsiderohet dita e premte dhe përfundon ditën e dielë.
Programi javor përbëhet nga 3 ditë leksione të përmbledhura gjatë ufundjavës akademike, në të cilat 3-4 janë leksione/teori, një debat politik mbi çështjet aktuale me politikanët me të shquar të partive të majta politike në Shqipëri, si dhe një sesion praktikë (role-play, stimulim, ushtrim).
Vendi ku do të zhvilohet
Akademia Politike (sesioni 2012) do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, në Hotel AS. Hoteli është i përshtatshëm me të gjithë infrastrukturën akomoduese dhe ndihmëse për zhvillimin e suksesshëm të AP.
Në programin javor të AP përfshihet qëndrimi dhe fjetja në ambjentet e hotelit ushqimi sipas ditëve të qëndrimit, duke përfshirë mëngjesin, drekën dhe darkën, si dhe coffee-break pas çdo pushimi ndërmjet leksioneve.
Infrastruktura mbështetëse
Ambjenti ku do të zhvillohen seminaret është i pajisur me projektor dhe cdo mjet tjeter teknik (internet ëireless, sallë përkthimi për lektorët e huaj si dhe salla e kompjuterave), në shërbim të studentëve, por edhe në funksion të aktivitetit të akademisë.
Pjesëmarrësit do të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme, kancelari, dosje personale me materiale njohëse dhe informuese lidhur me programin dhe funksionimin e AP.
Studentët do të kenë në dispozicion një mjet transporti që do ti transferojë ata nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, sipas programit të AP. |